Pyetjet e bëra më shpesh
Financim për blerje makine
Më shumë informacion:
-
Çfarë është financimi për blerje makine?
Kontrata për financim per blerje të makinës ju lejon të paguani me këste mujore. Virtus Lending makinën që keni zgjedhur dhe ju paguani me këste. Pas shlyerjes së shumës së financuar, ju fitoni pronësinë e automjetit.
-
Si te aplikoj?
Aplikimi bëhet online duke plotesuar formën e aplikimit (emër,mbiemër & numrin tuaj tv telefonit). Ne shikojmë kërkesën tuaj për financim brenda 30 minutave dhe vlerësojmë makinën e zgjedhur. Pas miratimit, ju ftojmë të nënshkruani një kontratë në pikën tonë më të afërt. Pas transferimit të pronësisë së emrit tonë dhe regjistrimit tek DPSHTR , ju mund të vazhdoni të ngisni automjetin.
-
Cila është periudha maksimale e pagimit?
Afati makismal për shlyerjen e shumës së financuar është 84 muaj.
-
Si paguhen këset?
Këstet mujore paguhen ne çdo degë të Postës Shqipëtare, Western Union dhe çdo degë te BKT. Për lehtësinë tuaj, ju do të merrni një mesazh telefonik cdo muaj për t'ju rikujtuar në lidhje me datën e pagesës.
-
A ka mundësi për shlyerje të parakohshme?
Po, sigurisht!
Bli një makinë me këste
-
Si mund të blej një makinë me këste?
• Zgjidhni makinën që dëshironi të blini (ju mund të zgjidhni nga ofertat e makinave në çdo shitës të makinave ose në faqen e shitjeve të makinave) ose më shumë.
• Aplikoni vetëm me një kartë identiteti
• Na vizitoni në www.virtuslending.al ose pranë zyrave të Virtus Lending, ku mund të plotësoni një kërkesë për financim të automjeteve. Për më shumë informacion, telefononi 35544520478 (pa pagesë shtesë).
• Ne shikojmë kërkesën tuaj për financim brenda 30 minutave dhe vlerësojmë automjetin e përzgjedhur.
• Me miratimin, ju ftojmë të nënshkruani një kontratë qiraje në qëndrën tonë të shërbimit të klientit. Pas transferimit të pronësisë së emrit tonë dhe regjistrimit tek DPSHTR, ju do të merrni automjetin. -
A do të kërkojë Virtus Lending të sigurojë një dokument të ardhurave tuaja?
Për të verifikuar aftësinë tuaj kreditore kur aplikoni për një financim, Virtus Lending nuk kërkon që ju të jepni një dokument të ardhurash. Informacioni në lidhje me të ardhurat tuaja do të merret në mënyrë elektronike nga baza e të dhënave e-Albania, në pajtim me pëlqimin tuaj të qartë. Me përjashtim, ne mund t'ju kërkojmë të jepni një deklaratë të llogarisë suaj bankare ose dokument tjetër që dëshmon të ardhura.
-
Cfare siguracioni më duhet nëse marr një makinë?
Siguracioni i nevojshëm është ai i detyrueshmi vjetor që ligji e parashikon. Nuk është nevoja për sigurimin KASKO.
Pyetje për makinën
-
Si vlerësohet një makinë?
Për të vlerësuar një makinë, ne përdorim një model modern të vlerësimit ndërkombëtar që ka një bazë të dhënash prej më shumë se 1.5 milion makinash në të gjithë Europën. Kur vlerësohet makina specifike, vlera e tregut përcaktohet nga vlerësuesit.
-
A duhet automjeti të ketë kaluar një inspektim teknik?
Nëse automjeti nuk është i regjistruar në Shqipëri, inspektimi teknik kryhet gjatë regjistrimit në Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Pas regjistrimit, një inspektim teknik duhet të bëhet çdo vit sipas legjislacionit shqipëtar.
kufizimet
-
A ka ndonjë kufizim në aplikimin dhe aprovimin?
Për të marrë miratimin, do të vlerësohet historiku juaj i kredive. Për këtë qëllim, ju duhet të na jepni informacion të plotë dhe të saktë.
-
Në çfarë moshe mund të aplikoj për financim të makinave?
Ju mund të aplikoni për financim nëse jeni mbi 20 vjeç.
Informata të dobishme
-
Kur e kthej pronësinë e automjetit?
Pas pagesës së shumës së financuar, një punonjës i Virtus Lending do t'ju kontaktojë për të transferuar pronësinë e automjetit tek ju në emrin tuaj ose në emër të një personi të caktuar nga ju.
-
Çfarë ndodh kur në rast aksidenti apo vjedhje automjeti?
Në mënyrë që të mbrohet plotësisht, në rast të një situate të tillë, ju rekomandojmë që të bëni një sigurim KASCO për makinën. Në rast aksidenti ose vjedhje menjëherë njoftoj autoritetet përkatëse, kompaninë tuaj të sigurimit dhe Virtus Lending.
-
A mund të lëviz me makinën jashtë vendit?
Virtus Lending siguron autorizim për të marë lejen ndërkombëtare.
-
Çfarë ndodh nëse nuk mund të paguaj me kohë?
Nëse dyshoni se nuk do të jeni në gjendje të paguani për këstet e parashikuara në planin fillestar të ripagimit, kontaktoni specialistët e shërbimit tonë të klientit për t'ju ofruar një plan më të përshtatshëm të ripagimit të përshtatur sipas nevojave tuaja.